Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të enjten e 13 janarit, ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet për zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda.
Sipas njoftimit zyrtar, janë mbledhur provat, në të cilat tregohet se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale, të padrejta, nga të pandehurat, Majlinda Hasani dhe Florida Beu.
“Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë pranuar, me qëllim që Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë, që ushtrojnë funksione publike”.
Kjo për të favorizuar “në mënyrë të padrejtë” Florida Beun, që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kërkesën për gjykim të çështjes penale.
Sipas Vodës, “nuk ekzistojnë kushte ligjore që ta mbajë në masë sigurie”. Ndërsa avokati i saj ka thënë se nuk ka rrezik që Voda t’i shmanget drejtësisë”. Gjithashtu “nuk ka rrezik të prishen provat”.
Më 13 korrik, ishte Gjykata që e mori këtë masë pas hetimeve nga SPAK-u.
Në njoftimin e SPAK cilësohet se bëhet fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, palombarët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë
-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa