Shqipëria

Rovena Voda ankimon vendimin e Gjykatës së Posaçme


Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, të mërkurën e 21 korrikut  ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “arrest shtëpie”.

Sipas Vodës, “nuk ekzistojnë kushte ligjore që ta mbajë në masë sigurie”. Ndërsa avokati i saj ka thënë se nuk ka rrezik që Voda t’i shmanget drejtësisë”. Gjithashtu “nuk ka rrezik të prishen provat”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e dhënë për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u caktua nën “arrest shtëpie”, pas akuzave për ryshfet.

Më 13 korrik, ishte Gjykata që e mori këtë masë pas hetimeve nga SPAK.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) cilësohet se bëhet fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Denoncimi në SPAK

Deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më 3 gusht të vitit 2020, e kanë dorëzuar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar padinë lidhur me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit të vitit 2019.

Para mediave, ai do të sqaronte se ishte informuar nga persona të tjerë, të cilët i kishin dorëzuar dokumentacionin mbi shkeljet e bëra në atë tender.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore