Evis Kushi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, ka marrë pjesë në Marshimin e Paqes 2022, të organizuar në qytetin e Elbasanit.
Këtë vit, edukimi ishte tema e përzgjedhur nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan për marshimin tradicional të organizuar çdo fillim viti.
Marshimi i bën të gjithë bashkë për të përcjellë mesazhe harmonie, solidariteti, mirëkuptimi e respekti për njëri-tjetrin.
Kushi ka ravijëzuar se shqiptarët kanë prej shekujsh një traditë të konsoliduar të respektit të besimeve fetare të të tjerëve, të tolerancës, të harmonisë apo të mirëkuptimit mes besimtarëve të feve të ndryshme.
“Ne në arsim promovojmë vlerat qytetare dhe respektin ndaj njëri-tjetrit, nxënësi për nxënësin, mësuesi për nxënësit dhe anasjelltas. Mësuesit dhe arsimtarët tanë udhëhiqen nga parimi i gjithëpërfshirjes”, ka përmbyllur ministrja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Kusari-Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit