Ekspertët e caktuar nga qeveria Indiane, për të studiuar rastin e akullnajës së Himalaya-ve që u përplas me digën dy ditë më parë, deklaruan se kanё paralajmëruar qeverinë Indiane pёr ndodhinё nё fjalё, qё në vitin 2014.
Ata u shprehёn se vite më parë kishin kryer studime në zonë dhe kishin lajmëruar se ndërtimi i digave në ekosistem ishte i rrezikshëm.
Sipas tyre, katastrofa ka theksuar brishtësinë e maleve Himalaje, për shkak të ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike.
Ndërkohë një raport i vitit 2019, i Qendrёs Ndërkombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Maleve, tregoi se edhe sikur bota të përmbushte qëllimet e saj më ambicioze për çështjen e ngrohjes globale, rritja e temperaturave do të shkrijë një të tretën e akullnajave Himalaye deri në fund të shekullit.
Po ashtu, në një letër të vitit 2019 e botuar në revistën Science Advances, shkruhej se akullnajat Himalaje po shkrihen dy herë më shpejt që nga viti 2000, krahasuar me 25 vitet e mëparshme. Kjo për shkak të ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga njeriu.
Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse kjo katastrofë e veçantë është shkaktuar nga ndryshimi i klimës, megjithatë ndryshimet në klimë mund të rrisin veprimtarinë e fenomeneve të tilla.
Ndërkohë, autoritetet në Indi kanë raportuar se numri i tё vdekurve deri tani është 31 dhe 165 tё tjerё janё tё zhdukur.
Akullnaja fillimisht u përplas në një digë të vogël , duke mbledhur më shumë energji ndërsa u rëndua nga mbeturinat që mblodhi gjatë rrugës. Më tej u përplas në një digë më të madhe nën ndërtim duke shkaktuar katastrofën në fjalë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gati për konsultim publik Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, thotë Rama
-
Urdhër-arrestet e Hagës, nga Millosheviçi te Putini
-
Biden kritikon kërkesën e urdhër-arrestit kundër udhëheqësve izraelitë: Skandaloze
-
Skandali i gjakut të infektuar në Britaninë e Madhe nuk ishte një aksident: 30 mijë të infektuar e të paktën 3 mijë të vdekur