Torta greke është një ëmbëlsirë shumë praktike, sepse është më e lehtë për t’u bërë se ëmbëlsirat e tjera klasike, dhe do të merrni një shije krejtësisht të pasur.
Përbërësit:
200 g sheqer
12 lugë arra të bluara
12 lugë keksa të bluar
1 pluhur për pjekje
650 ml qumësht
4 luge miell
300 gr margarinë
150 g çokollatë të bardhë
150 g çokollatë me qumësht
150 g biskota plazma
150 gr arra të grira
200 ml salcë kosi e ëmbël
Përgatitja:
Ndani të bardhat dhe të verdhat e vezëve. Rrahim 6 të bardhat e vezëve, shtojmë 6 lugë sheqer dhe i përziejmë derisa të bëhen të forta. Hidhni 6 lugë keksa të bluara, 6 lugë arra të bluara dhe 1/2 pluhur pjekjeje, përziejini lehtësisht me një procesor ushqimi, më pas hidhini në tepsi të veshur me letër pjekjeje, rrafshoni koren dhe piqeni në furrë të nxehur më parë 180°. Përsëriteni procesin edhe një herë. Piqni 2 kore të cilat kur të ftohen duhet të priten përgjysmë që të përftohen 4 kore.
Rrahim të verdhat e vezëve dhe 200 gr sheqer, përziejmë miellin në qumësht që të mos ketë gunga, më pas i bashkojmë me të verdhat e vezëve të rrahura dhe ziejmë me avull. Kur të jetë ftohur plotësisht, bashkojeni me margarinën e rrahur. Çokollatën dhe arrat e prera në kubikë, shtoni biskotat plazma dhe përziejini gjithçka mirë. Rregullojmë koren dhe më pas mbushjen derisa të harxhohen përbërësit dhe sipas dëshirës koren e dekorojmë me krem pana.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Molliqaj rreth “marrëveshjes” për zgjedhje: Krasniqi protagonist brenda opozitës, por vetëm në bazë të skenarit të Kurtit