Në Irlandë, njerëzit janë këshilluar që të kufizojnë kontaktet e tyre në ditën e Krishtlindjes.
Doktor Tony Holohan, shefi mjekësor i Irlandës, ka treguar se varianti i ri Omicron i coronavirus-it përbën afro dy të tretat e rasteve të COVID-19 në vend.
Agjencia e lajmeve “BBC” tregon se kufizimet më të forta të pandemisë janë marrë për të frenuar përhapjen e virusit.
Tanimë, vendet e mikpritjes dhe ato kulturore, duke përfshirë baret, restorantet, kinematë dhe teatrot duhet të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes.
Gjithashtu është bërë me dije se rregullat e reja pritet të qëndrojnë në fuqi deri më 30 janar.
Holohan ka thënë se “këtë javë, përpiquni të takoheni vetëm me njerëzit, me të cilët do të kaloni ditën e Krishtlindjes. Mbani kontaktet tuaja sa më të ulëta që të jetë e mundur për të mbrojtur ata që ju rrethojnë”.
Doktori ka shtuar se kishte raporte për “një nivel më të lartë të infeksionit midis kontakteve të afërta familjare si rezultat i infeksionit Omicron”.
“Nëse ka një test pozitiv, brenda një grupi të tillë si një familje, atëherë ka një shans të konsiderueshëm që të tjerët të jenë të infektuar, edhe nëse nuk kanë dalë ende pozitiv”, ka theksuar ai.
“Nëse një person nga një familje rezulton pozitiv përpara një ngjarjeje ose mbledhjeje, atëherë askush nuk duhet të marrë pjesë”, ka këshilluar doktori.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Franca irriton aleatët duke ftuar Rusinë në ceremoninë e “Ditës D”
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje – ka dështuar
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit