Anëtari estonez i Parlamentit Evropian (PE), Urmas Paet, e ka përshkruar vizitën e shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, në Moskë, si “dështim i plotë”. Ai u shpreh se vizita duhet të rezultonte në anulimin e projektit të tubacionit të gazit, Nord Stream 2, i cili bie në kundërshtim me politikën e energjisë së BE-së.
“Shpresoj që të martën në seancën plenare të PE-së, qeveria e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian do të marrin një vendim të shpejtë në lidhje me projektin”, shprehet ai.
Sipas tij, në listën e personave që i nënshtrohen sanksioneve të projektit Nord Stream 2, duhet të shtohen dhe emrat e atyre që dhunojnë të drejtat e njeriut.
Një tjetër eurodeputet estonez, Riho Terras, e përshkroi vizitën e Borrell në Moskë, si një “takim në ndihmë të Rusisë”.
Gjatë takimit të Borrell me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve gjermanë, polakë dhe suedezë, të cilët pretendohet se kishin marrë pjesë në demonstratën e organizuar në mbështetje të politikanit të burgosur rus, të opozitës, Alexei Navalny, në janar.
Nord Stream është një sistem i tubacioneve të gazit natyror në det të hapur nga Rusia në Gjermani. Ai përfshin dy linja që drejtohen nga Rusia drejt Gjermanisë. Nord Stream është në pronësi dhe drejtohet nga Nord Stream AG, aksioneri kryesor i së cilës është kompania shtetërore ruse Gazprom.
Nord Stream 2 është në pronësi dhe do të operohet nga Nord Stream 2 AG, një degë në pronësi të plotë të Gazprom-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Texas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin e piramidave të Egjiptit
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE