Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka cilësuar variantin e ri të coronavirus-it të zbuluar në Afrikën e Jugut si një “shqetësues”.
Ajo ka nxitur vendet në mbarë botën të vendosin kufizime udhëtimi.
Një panel këshillimor i OBSH-së tha se, provat e hershme tregojnë se varianti i ri B.1.1529, të cilin e emëruan ‘Omicron’ pas një germe në alfabetin grek, paraqet një rrezik në rritje të riinfeksionit krahasuar me llojet tjera.
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga disa vende të Afrikës Jugore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se masa të ngjashme do të nisin të hënën e 29 nëntorit.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja Teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se ‘Omicron’ ka një numër të madh mutacionesh.
Ajo shtoi se studime të shumta janë duke u zhvilluar në Afrikën e Jugut dhe vende të tjera për të kuptuar më mirë ashpërsinë, transmetueshmërinë dhe karakteristikat e ‘Omicron’.
OBSH-ja tha gjithashtu se ka të ngjarë se do të duhen javë për të përcaktuar se sa efektive janë vaksinat aktuale të COVID-19 kundër variantit.
The Technical Advisory Group on SARS-CoV-2 Virus Evolution met today to review what is known about the #COVID19 variant B.1.1.529.
They advised WHO that it should be designated a Variant of Concern.
WHO has named it Omicron, in line with naming protocols https://t.co/bSbVas9yds pic.twitter.com/Gev1zIt1Ek— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 26, 2021
Ndalimet e udhëtimit
Që nga e enjtja, shumë vende kanë ndaluar udhëtimin nga disa vende afrikane, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Botsvanën, Zambinë dhe Zimbabvenë, për shkak të shqetësimeve mbi variantin e ri.
Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut, Joe Phaahla, i cilësoi reagimet ndërkombëtare ndaj ‘Omicron’ si “të pajustifikuara”.
Phaahla gjatë një konference për mediat, tha se Afrika e Jugut po vepronte me transparencë dhe ndalimet e udhëtimit ishin kundër normave dhe standardeve të OBSH-së.
Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson – qeveria e të cilit vendosi kufizime udhëtimi të enjten – vlerësoi transparencën e Afrikës së Jugut në ndarjen e të dhënave shkencore gjatë një telefonate me presidentin e vendit, Cyril Ramaphosa.
Italia ka njoftuar pezullimin e udhëtimeve nga Afrika e Jugut dhe hyrjen në vend për të gjithë udhëtarët që kanë vizituar Afrikën gjatë 14 ditëve të fundit.
Atje, ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon të gjithë udhëtarët që kanë vizituar Afrikën e Jugut gjatë 14 ditëve të fundit të hyjnë në vend
“Shkencëtarët tanë po shqyrtojnë variantin e ri B.1.1.529. Ndërkohë, do të marrim masat e nevojshme menjëherë”, ka thënë Speranza.
Vendet e prekura nga kjo masë janë Afrika e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambiku, Namibia dhe Eswatini.
Kurse ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka treguar se linjat ajrore që vijnë nga Afrika e Jugut do të mund të transportojnë vetëm shtetas gjermanë.
Dhe se udhëtarët do të duhet të kalojnë në karantinë për 14 ditë pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.
Edhe qeveria franceze ka njoftuar se po pezullonte mbërritjet nga Afrika Jugore.
Ndërkaq, Holanda po planifikon masa të ngjashme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
CNN: ICC kërkon urdhër arresti kundër Sinwar dhe Netanyahu-t për krime lufte
-
Kondov: Baza e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë është procesi i dialogut
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Drejtësia e re, Wisner: Është koha të ndërmerrni hapa më të ndërlikuar