Me 8 shtator në Maqedoninë e Veriut konkretisht në Tetovë ndodhi një shpërthim në një spital të improvizuar për pacient me COVID-19, e më pas ndodhi një tragjedi ku nga ai shpërthim humbën jetën 14 persona.
Tre ditë më vonë, me 17 shtator u kërkua drejtësi përmes një proteste, gjatë të cilës u arrestua Blerim Ahmedi.
Blerim Ahmedi, aktivist në Maqedoninë e Veriut, në Klan Kosova, ka thënë se përmes protestës nuk kërkuan asgjë më shumë se sa përgjegjësi për veprimin e ndodhur.
“Në protestën që organizuam për zbardhjen e rastit kërkuam përgjegjësi dhe dorëheqje të qeverisë sepse ne humbën 14 jetë, por policia si gjithmonë me urdhër të pushtetit pengoi protestën me kordonë policore, dhe nuk lejoi të dërgojmë mesazhin e protestës”, tha Ahmedi.
“Pasi u shpërnda protesta, gazetarët e Klan Kosovës kërkuan një intervistë dhe shkuam në qendër në një nga lokale, teksa gjatë dhënies së intervistës, policia kërkonte arrestimin tim”.
“Unë kam qëndruar 24 orë në stacionin policor të Tetovës, ku jam keqtrajtuar, dhe më pas kam dal para trupit gjykues, ndërsa më pas me urdhër të prokurorisë është marr vendim i Gjykatës për paraburgim për tetë ditë”.
“Më pas është vazhduar paraburgimi ynë për 30 ditë, dhe në datën 13 tetor, Gjykata ka shqiptuar një dënim me tri vite lirie me kusht”.
Tutje, Ahmedi tha se me këtë dënim na cenohet e drejta e aktiviteteve dhe protestave.
“Neve na cenohet e drejta e aktiviteteve, e protestave dhe kjo është e gjitha një presion nga ana e pushtetit që protestat që të mos të vazhdojnë, për shkak se nuk kishte persona të tjerë që të ngritin zërin për rastin e fundit”.
Ahmedi tha se gjithmonë pengohen shqiptarët në organizimin e protestave, maqedonasit madje kanë sulmuar parlamentin, kanë rrezikuar jetët e deputetëve, dhe nuk kanë marr masa të njëjta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për gjetjen e gjashtë të dyshuarve për rastin e plagosjes në Prizren
-
Rezoluta kundër korrupsionit i duhet vendit për t’u integruar në BE, thotë Rama në Kuvend
-
Rezoluta antikorrupsion, Çuçi: Drejtësia vepron e pavarur, fund mitit të pandëshkueshmërisë
-
Basha: Nuk do ta votojmë projektrezolutën e PS-së për korrupsionin
Lajmet kryesore
-
Kosova merr statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Rezoluta kundër korrupsionit i duhet vendit për t’u integruar në BE, thotë Rama në Kuvend
-
Thirrja nga Gaza: Në Rafah s’ka më shpëtim, po vdesim drejtpërdrejtë në televizione
-
Sulmi kibernetik nuk i ka prekur të dhënat e Censit, sipas Dhulit