Kosova

Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për gjetjen e gjashtë të dyshuarve për rastin e plagosjes në Prizren


Ilustrim.

Policia e Kosovës, ka shpallur të hënën në kërkim gjashtë persona që dyshohet të jenë përfshirë në rastin e plagosjes së dy personave dhe rrahjes që kishte ndodhur të mërkurën e 22 majit në Prizren, ku dyshohet se janë përfshirë 11 persona.

Përmes një komunikate për media nga policia janë bërë të ditur emrat e të dyshuarve, duke thënë se të njëjtit dyshohen për katër vepra penale.

“Personat: Abedin Zenel LIKAJ  17.05.1957 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Shaqir Zenel LIKAJ  08.02.1968, Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Isuf Shaqir LIKAJ  26.08.1995, Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

“Personat kërkohen për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe “Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit”.

Nga policia është paralajmëruar se kushdo që ndihmon në strehimin e tyre apo fshehjen e tyre nga institucionet mund të dënohet.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK  për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Nata e së mërkurës së 22 majit nuk pa vetëm këtë rast të plagosjes në Prizren.

Një rast i ngjashëm ishte edhe në Pejë, ku një person shkaktoi plagosje ndaj tre personave, e që më pas u arrestua të enjten.

Policia ka njoftuar se po i vazhdon hetimet për të dyja rastet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore