Shqipëria

Rezoluta antikorrupsion, Çuçi: Drejtësia vepron e pavarur, fund mitit të pandëshkueshmërisë


Bledi Çuçi, kreu i grupit të Partisë Socialiste – në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend – ka thënë se Reforma në Drejtësi është akti më i guximshëm dhe historik që një forcë politike si PS ka arritur.

Me këtë reformë, sipas tij, është arritur shumë dhe se i është dhënë fund mitit të pandëshkueshmërisë.

“Reforma në drejtësi vazhdon të mbështesë jetësimin e saj dhe kjo është padyshim akti historik me i guximshëm i një force politike. Askush më parë nuk i ka hyrë detin me këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti. Falë kësaj reforme Shqipëria nuk do të shihte dot rrëzimin e monumentin të një kulture të pandëshkueshmërisë”, ka theksuar ai.

“Pra i kemi hequr vetes tashmë edhe me ndërgjegje, pa gjendur ndonjëherë më parë çdo mundësi kontrolli politik. Gjithçka e kemi bërë vetëm për fuqizim të shtetit shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë sot se drejtësia vepron e pavarur”, ka vijuar Çuçi.

Sipas tij, shtrirja kapilare e digjitalizimit të shërbimeve publike është shembulli më domethënës për të gjithë shqiptarët.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se në këtë fazë të re ku ndodhet Shqipëria, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë kudo.

“Në Bashkimin Evropian nuk do të integrohet qeveria, por do të integrohet Shqipëria. Detyra për të gjithë duke filluar nga qeveria e deri te 27 institucionet e pavarura është pa diskutim lufta ndaj korrupsionit. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe dëshirën për ta miratuar të gjithë bashkë, ne sot i hapin rrugën ngritjes së një Komisioni të Posaçëm si një platformë e përbashkët me aleatët tanë dhe me ekspertizën e institucioneve të pavarura”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore