Lajme

Basha: Nuk do ta votojmë projektrezolutën e PS-së për korrupsionin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat ka ngritur pikëpyetjet e tij lidhur me projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, e cila synon të luftojë korrupsionin.

“Çfarë kërkon kjo rezolutë? Çfarë garancish ofrojnë ata që e propozojnë? Çfarë kërkohet të arrihet? Përgjigja mbetet mister”, thotë Basha.

Sipas tij, kjo Qeveri ka 11 vite në pushtet dhe “ka arritur rekordin më të ulët në luftën ndaj korrupsionit”.

Ai theksoi se qëndrimet e PD-së janë të qarta dhe të prera.

“Në luftë kundër korrupsionit, PD ka hedhur votën pro dhe hapa konkretë. Por PD nuk do ngrejë kartona as nuk do mbështesë. Do të denoncoj çdo përpjekje kundër drejtësisë dhe SPAK, që është i vetmi institucion që po luftën korrupsioni”, tha Basha duke paralajmëruar se do të votojë kundër.

Ai shtoi se PD kërkon fuqizimin e SPAK dhe kërkon votat e PS.

“Ne kërkojmë që politikanët shqiptarë ti nënshtrohen vetting-ut të përvitshëm të pasurisë së tyre. Ne kërkojmë si fillim të hiqet imuniteti i deputetëve që të jenë njësoj para ligjit si qytetarët shqiptarë. Kërkojmë që PS të vijë në komisionet parlamentar dhe të votojë për hir të një interesi publik”.

Për Bashën, shqiptarët meritojnë vetting-un e përvitshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore