Ngjyra e syve është unike për gjithsecilin prej nesh. Por nëse sytë i keni blu, atëherë jeni akoma dhe më special.
Njerëzit me sy blu janë të rrallë
Shumica e njerëzve kanë sy kafe, ndërsa vetëm 8% deri në 10% janë me fat që të kenë sy me ngjyrë. Sipas World Atlas, shumica e njerëzve me sy blu jetojnë në Evropë. Po ju ku jetoni?
Mund t’i përballojnë më lehtë dhimbjet
Njerëzit me sy në ngjyrë të çelur janë me fat që të kenë një tolerancë më të lartë të dhimbjes sesa njerëzit me sy të errët. Një studiues në Universitetin e Pittsburgh anketoi 58 gra që prisnin foshnje dhe zbuloi se gratë me sy blu përjetuan më pak dhimbje dhe e përballuan më mirë procesin. Ndonjë mama mund të na e vërtetojë këtë hipotezë?!
Sytë blu, në të vërtetë, nuk janë blu
Shumica e racës njerëzore e merr ngjyrën e syve kafe nga melanina, pigmenti që është përgjegjës edhe për ngjyrën e lëkurës. Por kur bëhet fjalë për sytë blu, ata e marrin ngjyrën e tyre si rezultat i pasqyrimit të dritës. Thjesht i njëjti ‘mashtrim’ që bën oqeanin dhe qiellin të duken blu. Ndaj keni të drejtë të krenoheni me sytë tuaj.
Të gjithë njerëzit me sy blu kanë të njëjtin paraardhës
Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Kopenhagës zbuloi se të gjithë njerëzit me sy blu mund të kenë një lidhje të fshehtë. Diku nga 6 mijë deri në 10 mijë vjet më parë, të gjithë kishin sy kafe, por në një moment, gjenet që kontrollonin nivelin e melaninës bënë mutacion. Ky mutacion kufizoi sasinë e melaninës që mund të prodhonin dhe “ktheu” sytë kafe në blu. Të gjithë njerëzit me sy blu e kanë trashëguar këtë “kthim” gjenetik pikërisht në të njëjtin vend në ADN-në e tyre. E komplikuar apo jo?
Janë më të ndjeshëm ndaj dritës
Nëse sytë tuaj janë me ngjyrë të çelur, duhet të jeni të kujdesshëm kur i mbroni nga dielli. Okulistët besojnë se njerëzit me iris blu priren të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës. Epo, ja vlen që ti mbroni, që të vazhdoni të shisni mend.
Mund të ndryshojnë ngjyrë
Sytë blu mund të duken se janë me ngjyra të ndryshme në varësi të kushteve të dritës. Kjo ndodh, sepse sytë blu marrin ngjyrën nga drita që hyn dhe më pas reflektohet përsëri. Por mos harroni të vendosni dhe pak make-up e jeni gati të rrëzëlleni!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sean ‘Diddy’ Combs përballet me një padi të re nga ish-modelja që pretendon se është “sulmuar seksualisht” nga ai
-
Kelly Rowland përfshihet në një mosmarrëveshje verbale në Festivalin e Filmit në Kanë
-
Misa Hylton, nëna e djalit të parë të Diddy-t, thotë se video që tregon sulmin ndaj Cassie “i ka shkaktuar traumë”
-
Cate Blanchett në Kanë me një fustan të frymëzuar nga flamuri palestinez
Lajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
-
PDK po dëshiron ta shmang elefantin në dhomë – Asociacionin