Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim përshëndetës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip S. Kosnett, këtë të fundit e ka dekoruar me urdhrin ‘”Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë në vend.
Sipas Osmanit, puna e ambasadorit Kosnett dhe të stafit të tij janë po ashtu kontribuues të rëndësishme në drejtim të mbajtjes së Kosovës lartë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-ve.
“Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe SHBA-ve do të jetë përherë i fort dhe i pakontestueshëm. Në takim palët vlerësuan lartë edhe faktin se raporti në mes të dy vendeve tona po zhvillohet gradualisht me një dinamikë të re e premtuese, ku Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë partner aktiv dhe kontributdhënës në procese të ndryshme strategjike”, thuhet në njoftim për media.
“Në këtë kontekst, u apostrofua vendimi i fundit i institucioneve kosovare për mikpritjen e qytetarëve afgan, angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane, si dhe angazhimi aktiv i Kosovës në luftën ndaj terrorizmit”.
Philip S. Kosnett u nominua nga ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në korrik të vitit 2018 dhe u konfirmua nga Senati në shtator për të shërbyer si ambasadori i pestë në Republikën e Kosovës.
Ai e dha betimin si ambasador më 27 nëntor 2018 në Uashington dhe ia dorëzoi letrat kredenciale ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit më 3 dhjetor.
Ai ka shërbyer si zëvendës-shef i Misionit në Uzbekistan dhe në Islandë si dhe në pozita të zyrtarit politik, politik-ushtarak dhe ekonomik-komercial në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë, Japoni dhe Turqi.
Pozitat në Uashington përfshijnë shërbim në byronë e Departamentit të Shtetit për çështje evropiane, në byronë kundër terrorizmit, byronë politike-ushtarake, byronë për inteligjencë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Veprimet e Izraelit janë të papajtueshme me ligjin ndërkombëtar, thotë zëvendëskancelari gjerman
-
Grenell i kishte sugjeruar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT
-
Palermo, gjendet i vdekur bashkëshorti i eurodeputetes, Francesca Donato
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
Lajmet kryesore
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte sugjeruar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT