Një grup prej rreth 20 protestuesish kanë hyrë në kështjellën e Edinburgut, duke pretenduar se kanë “ pushtuar” monumentin sipas nenit 61 të Magna Carta.
Turistët që ishin aty u evakuuan pasi demonstruesit hynë në kala, pa bileta. Policia e Skocisë tha se po merren me protestën.
Protestuesit filmuan protestën e tyre në Facebook Live. Në një video 13-minutëshe, një grua u shpreh se kështjella “i përket njerëzve” dhe se ata “po na kthejnë fuqinë”.
Ajo shton se populli skocez është “gënjyer gjatë gjithë jetës ” dhe se “ndërtesa na përket neve, ne e kemi marrë kështjellën përsëri” në një përpjekje për të “rivendosur sundimin e ligjit”.
Një burrë shton: “Tradhtia po vazhdon prej kohësh, ne nuk mund të ulemi dhe të lëmë të gjithë të vdesin nën legjislacionin, tiraninë mashtruese të qeverisë, kështu që le t’i marrim të gjitha mbrapsht, jo vetëm në kështjellë.”
Një zëdhënës i policisë Skoceze tha: “Oficerët janë aktualisht të pranishëm në kështjellën e Edinburgut dhe po angazhohen me një grup njerëzish që janë mbledhur brenda territorit të kalasë.”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për Sinwar dhe Netanyahu-n
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme