Mbretëria e Bashkuar (MB), refuzon t’i japë ambasadorit të Bashkimit Evropian (BE), Joao Vale de Almeida, statusin e plotë diplomatik që u jepet ambasadorëve të tjerë.
Situata u përkeqësua kur u zbuluan letrat e shkruara nga shefi i punëve të jashtme të BE-së. Ai ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me statusin që u jepet zyrtarëve të BE-së në MB.
Ministria e Jashtme e MB-së, duke cituar Konventën e Vjenës, këmbëngul që De Almeida dhe zyrtarët e tij nuk duhet të kenë privilegjet diplomatike.
Konventa merret vetëm me diplomacinë tradicionale bilaterale. Ajo nuk përfshin marrëdhëniet me organizatat tjera ndërkombëtare dhe misionet e veçanta diplomatike.
Megjithëse MB-ja këmbëngul se pozicioni i saj nuk ka lindur nga euroskepticizmi, ajo është praktikisht e vetmja që merr këtë vendim.
BE-ja gëzon status të plotë diplomatik në 142 vende të tjera në botë. Delegacionet dhe ambasadorët e saj marrin të njëjtin status si diplomatët që përfaqësojnë kombet sovrane.
Britania ishte anëtare e BE-së për 46 vjet, por votoi për tu larguar nga ajo në 2016. Largimi përfundimtar u bë më 31 dhjetor 2020, kur Brexit hyri plotësisht në fuqi.
Sipas të përditshmes “The Guardian”, zyrtarët e BE-së e kanë akuzuar privatisht Zyrën e Jashtme për hipokrizi. Sipas saj MB-ja ka nënshkruar propozimet e traktatit të Lisbonës por nuk i ka respektuar.
Propozimet kërkojnë që diplomatëve të BE-së t’u jepen “privilegje dhe imunitete ekuivalente me ato të referuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të 18 Prillit 1961 ”.
“Mbretëria e Bashkuar mund të argumentojë se nuk është më e lidhur me këtë marrëveshje pasi ajo është larguar nga BE-ja”, shkruan “The Guardian”.
Për gati një vit, edhe administrata e Donald Trumpit uli statusin diplomatik të delegacionit të BE-së. Statusi u rikthye në pozicionin e tij të mëparshëm në mars të 2019-ës./AlbaniaPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çfarë pritet të ndodhë në Iran nëse Raisi ka vdekur: Votimi dhe roli i Khameneit
-
Presidenti i Azerbajxhanit ofron mbështetje pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian
-
Presidenti iranian Raisi dyshohet se ka vdekur në aksident ajror
-
I ftohti ekstrem mund të pengojë shpëtimtarët të arrijnë në vendin e rrëzimit të helikopterit, raportojnë mediat iraniane
Lajmet kryesore
-
Presidenti iranian Raisi dyshohet se ka vdekur në aksident ajror
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës