Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mbrëmjen e 4 korrikut, është lutur për shërim të shpejtë të Papa Françeskut.
“U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë”, shkruan Presidenti në median sociale Facebook.
Më tej ai uron për një rikthim sa më të shpejtë në detyrën e Tij të Shenjtë.
“Rikthim sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore”, e përmbylli Meta postimin e tij.
Mëngjesin e së dielës Vatikani lajmëroi se Papa Françesku u nis për në Romë. Ai do për t’i nënshtrohet një operacioni për një stenozë ose kufizim të zorrës së trashë.
Ata nuk kanë bërë të ditur se kur Papa do t’i nënshtrohet operacionit, por se do të lajmërojnë kur intervimi të kryhet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Mohammad Mokhber konfirmohet si President i Iranit pas vdekjes së Raisi-t
-
Kusari-Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit