Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka organizuar punëtorinë “Roli i inspektorëve dhe pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”.
Blerim Hasani, sekretar i përgjithshëm në MBPZhR, tha se ky aktivitet ka për qëllim eliminimin e punës së fëmijëve në sektorin e pylltarisë dhe bujqësisë.
“Me rastin e shënimit të kësaj dite, dhe për të hapur këto trajnime që janë të rëndësishme. Ky aktivitet hyn në kuadër të zotimeve të ministrisë për parandalim e punës së fëmijëve në sektorin e bujqësisë”, tha Hasani.
Ai potencoi tutje se, “angazhimi i fëmijëve në këto sektorë janë të ndaluara sepse nuk janë të lehta dhe hynë në kuadër të shfrytëzimit të fëmijëve. Ne si ministri do të avancojmë në udhëzimet në fuqi”.
Besim Zogu nga Agjencia e Pyjeve, u shpreh se është i domosdoshëm trajnimi i inspektorëve në këso lloj punëtorish.
“Jap sigurinë e plotë se inspektorati i pylltarisë do të jetë në realizim të projekteve tona, mirëpo obligimi i parë i inspektorëve është që të merren me këto aktivitete, sidomos ato në sektorin e pylltarisë është tejet i rrezikshëm”.
Kurse, Lindita Boshtrakaj nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), tha se duhet të merren hapa konkret në identifikimin e parandalimit të rasteve kur fëmijët janë të angazhuar me punë në sektorin e pylltarisë.
“Të shohim bashkë se cilët janë hapat konkret që mund të ndërmerren në identifikimin e këtyre rasteve, apo në përcjellje të tyre”.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Masat, ndërgjegjësimi dhe përfshirja e politikave në përshpejtimin e veprimeve kundër punës së fëmijëve dhe punës së detyruar në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dy presidentë të tjerë iranianë i kanë mbijetuar dikur rrëzimit të helikopterit
-
Raisi, njeriu fetar pa karizëm që u ngjit në majat e teokracisë iraniane
-
Moti i keq- ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur në vendin e rrëzimit të helikopterit të Raisi-t
-
Çfarë pritet të ndodhë në Iran nëse Raisi ka vdekur: Votimi dhe roli i Khameneit
Lajmet kryesore
-
Presidenti iranian Raisi dyshohet se ka vdekur në aksident ajror
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Raisi, njeriu fetar pa karizëm që u ngjit në majat e teokracisë iraniane
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës