Tottenham-i ka humbur ndeshjen përballë Leeds United-it “Elland Road”, me rezultatin 3-1. Tashmë kualifikimi për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm sa vjen dhe duket mision i pamundur.
Spurs nuk ia kanë dalë të merrnin tri pikët në ndeshjen e javës së 35 në Premier Ligë përballë ekipit të Marcelo Bielsa-s. Londinezët e udhëhequr nga Ryan Mason-i ishin totalisht jashtë forme, në një ndeshje që fliste e gjitha për vendasit.
Golin e parë të takimit do e shënonte, Stuart Dallas-i, që në minutën e 13. Ndeshja barazohet 12 minuta më vonë, fal golit të Heung-min Son-it. Koreano-jugori shënoi pas asisit të Dele Alli-t.
Në minutën e 32, Harry Kane do të shënonte për 1-2, por goli do të cilësohej si i parregullt pas ndërhyrjes së VAR.
Në minutën e 42 të pjesës së parë, Patrick Bamford-i shënoi për 2-1, pas asistit të shqiptaro-maqedonasit, Ezgjan Alioskit. Gol i cili vulosi dhe shifrat për pjesën e parë të takimit.
Në pjesën e dytë të takimit, goli që vulosi shifrat përfundimtare erdhi gjashtë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt. Rodrigo shënoi pas asistit të Raphinha-s. Gol i cili pas ndërhyrjes së VAR u konfirmua si i rregullt.
Në përfundim të takimit, Dallas-i ishte lojtari më i vlerësuar i takimit me notën 7.6 sipas Sofascore, ndërsa më i dobëti ishte Sergio Reguilon-i, me notën 5.7.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s