Lajme

10 gra shtatzëna janë me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë


Ilustrim.

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se dhjetë gra shtatzëna me COVID-19 janë duke marrë trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë (QKUK).

Ndërsa, në trajtim mjekësor në SHSKUK janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 dhe 37 të tjerë post- COVID-19.

Ndryshe, shtatzënët në Kosovë kishin hezituar në fillim që të vaksinohen kundër COVID-19.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Me 3 shtator një grua shtatzënë e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Kjo është gruaja e pestë shtatzënë që ka vdekur nga Coronavirusi në Kosovë brenda pak ditësh.

Më 26 janar, në Kosovë janë regjistruar 4 mijë e 397 raste të reja.

Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 16 mijë e 307 mostrave.

Nga kjo shifër i bie se rreth 27 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Ndërsa është bërë e ditur se janë shëruar edhe 607 pacientë.

Në Kosovë, aktualisht janë 25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani, të vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës janë 832 mijë 20 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër Coronavirusit.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore