Boterori 2022

🔮LIVE: Japoni – Kroaci


Kroacia shënon penalltinë dhe kualifikohen tutje në çerekfinale.


Yoshida humb penalltinë, portieri kroat tregohet fantastik duke mbrojtur tre penallti deri më tani.


Livaja humb penalltinë për Kroacinë dhe i japin shpresë Japonisë.


Asano shënon penalltinë e parë për Japoninë.


Brozovic i qetë, i jep epërsinë e dyfishtë Kroacisë.


Japonia humb edhe penalltinë e dytë.


Vlasic shënon penalltinë e parë për Kroacinë.


Minamino humb penalltinë e parë për Japoninë.

Një penallti e ekzekutuar në mënyrë skandaloze nga Minamino, dhe portieri i Kroacisë është i gatshëm ta mbrojë.


Kombëtarja e cila do godas e para nga penalltia është Japonia.


Kjo është ndeshja e parë, e cila do përfundojë me penallti, pasi 120 minuta përfunduan me rezultat të barabartë.


Tani në pjesën e dytë, Japonia po insiston të shënojë golin e fitores, por Kroacia po mbrohet mirë.


Pjesa e parë e kohës shtesë ishte e baraspeshuar dhe pa raste të krijuara nga asnjëra skuadër.


Përfundon koha e rregullt mes Japonisë dhe Kroacisë.

Kjo është ndeshja e parë e këtij Botërori që përfundon me rezultat të barabartë në kohën e rregullt.

ËshtĂ« dueli i parĂ« qĂ« shkon nĂ« kohĂ« shtesĂ«, e ndoshta edhe nĂ« penallti.


Kanë mbetur edhe pak minuta nga fundi, dhe rezultati është i barabartë mes Japonisë dhe Kroacisë.

Kjo mund të jetë ndeshja e parë e këtij Botërori, që shkon në kohë shtesë, e cila mund të përfundojë edhe me penallti.


Deri më tani, pjesa e dytë ka qenë kryesisht e dominuar nga Kroacia, por edhe Japonia po luajnë një lojë të mirë.

Por, përveç golit, nuk ka pasur ndonjë rrezikim të madh nga asnjëra skuadër.


Vetëm Davor Suker (45) ka shënuar më shumë gola në të gjitha garat për Kroacinë sesa Ivan Perisic (33), i cili barazohet me Mario Mandzukic.


GOOOOOOL! Perisic shënon për të barazuar rezultatin.


Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes. Japonia kërkon të mbajë rezultatin momental, ndërsa Kroacia të shënojë për të barazuar rezultatin.


Pjesa e parë përfundon me epërsinë minimale të Japonisë.

45 minutat ishin të baraspeshuara, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.

Japonia ishte ajo që shfrytëzoi mundësinë që kishte, ku Maeda shënoi në minutën e 43-të.


GOOOOOOOOOL! Japonia kalon në epërsi kundër Kroacisë.

NjĂ« harkim i rrezikshĂ«m drejt portĂ«s kroate, dhe pas disa devijimeve, Daizen Maeda shĂ«non pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« epĂ«rsinĂ« JaponisĂ«.


Daichi Kamada kalon mbrojtjen me lehtësi dhe futet në një pozicion të mirë para portës. Ai godet në një përpjekje për të mposhtur portierin, por dështon pasi topi shkon mbi traversë.


Shumë posedim të ngadalshëm nga Kroacia, ndërsa Japonia përpiqet të shënojë në kundërsulme.


Kroacia me një tjetër mundësi shumë të mirë.

Këtë herë ishte Petkovic i cili kishte mundësinë të rrezikonte portën, por ai humbi topin në fund, pasi vonoi pasimin te Kramaric.


Në 20 minutat e para të ndeshjes, gjithçka ka qenë e baraspeshuar, ku ka pasur mundësi të shumta nga të dy skuadrat.


Mundësi e artë për Kroacinë.

Tomiyasu bëri një gabim fatal, dhe mundësinë për të shënuar e kishte Perisic, por u ndal nga portieri japonez.

Më pas, topi u kthye te Kramaric, por portieri nuk lejoi të shënohet në portën e tij.


Mundësia e parë e ndeshjes është nga Japonia, të cilët rrezikojnë me kokë nga një goditje nga këndi, por gjuajtje doli jashtë.


Fillon ndeshja mes Japonisë dhe Kroacisë ku të dy skuadrat do kërkojnë fitoren për të kaluar në çerekfinale.


Dalic pranoi se nuk mendonte se ata do të luanin sot me Japoninë kur Alvaro Morata shënoi për 1:0 ndaj japonezëve.

“Kur Spanja shĂ«noi golin e parĂ«, mendova se Japonia kishte pĂ«rfunduar, por ata kurrĂ« nuk u dorĂ«zuan dhe e merituan fitoren e tyre”, tha Dalic.

“Fakti qĂ« Gjermania, Belgjika dhe Danimarka janĂ« eliminuar tĂ« gjitha ilustron se sa tĂ« forta kanĂ« qenĂ« ekipet e tjera nĂ« kĂ«tĂ« BotĂ«ror”.

“NĂ« tĂ« kaluarĂ«n, unĂ« mund tĂ« kisha zgjedhur JaponinĂ« si njĂ« kundĂ«rshtar qĂ« ne do tĂ« dĂ«shironim tĂ« luanim, por ata kanĂ« mundur GjermaninĂ« dhe SpanjĂ«n. Kjo sigurisht qĂ« nuk do tĂ« jetĂ« njĂ« lojĂ« e lehtĂ« pĂ«r ne”, tha Dalic.


Luka Modric bën sot paraqitjen e tij të 159-të për kombëtaren e Kroacisë.

37-vjeçari ka luajtur në katër Kupa Botërore dhe katër Kampionate Evropiane.

Kjo përbën dy të tretat e pjesëmarrjeve të kroatëve në turne të rëndësishëm.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, tha se Modric do të japë ende kontirbut për kombëtare.

“Ky nuk do tĂ« jetĂ« turneu i fundit qĂ« ai do tĂ« luajĂ« pĂ«r KroacinĂ«”.

“Ai Ă«shtĂ« profesionist dhe nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ«, mund ta shihni se si Ă«shtĂ« nĂ« stĂ«rvitje, duke punuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar veten. ËshtĂ« e paprecedentĂ«â€.

“Do tĂ« na duhet Luka edhe pĂ«r ca kohĂ« nĂ« tĂ« ardhmen”, tha Dalic.


LojtarĂ«t e KroacisĂ« nĂ« “Al Janoub Stadium” para fillimit tĂ« ndeshjes.


Japoni – Kroaci Ă«shtĂ« ndeshja e pestĂ« e fazĂ«s sĂ« 1/8-ve tĂ« finales nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s.

Japonezët ishin surpriza më e këndshme në këtë Botëror, të cilët mposhtën dy gjigandët evropianë: Spanjën dhe Gjermaninë, madje këta të fundit u eliminuan në fazën e grupeve.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, nĂ«nkampioni i BotĂ«s, Kroacia, do tĂ« kĂ«rkojĂ« tĂ« vazhdojĂ« pĂ«rpara nĂ« çerekfinale, ku e pret fituesi i duelit Brazil – Kore e Jugut.

TashmĂ« dy trajnerĂ«t i kanĂ« publikuar formacionet e tyre zyrtare pĂ«r kĂ«tĂ« ndeshje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« do tĂ« zhvillohet me fillim nga ora 16:00 nĂ« stadiumin “Al Janoub Stadium”.

Formacionet zyrtare:

Japonia (3-4-3): Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo, Taniguchi, Doan, Endo, Ito, Kamada, Maeda, Morita.

Kroacia (4-1-2-3): Livakovic, Barisic, Lovren, Gvardiol, Juranovic, Modric, Brozovic, Kovacic, Petkovic, Kramaric, Perisic.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore