Lajme

FSB vret një shtetas rus: Agjent i inteligjencës ushtarake ukrainase, po planifikonte sulme


Shërbimi rus i sigurisë së brendshme, FSB, ka deklaruar se ka vrarë në një përleshje zjarri në rajonin e Leningradit një shtetas rus që punonte si agjent i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase dhe po planifikonte sulme të ndryshme, duke përfshirë një në një terminal karburanti.

Sipas FSB-së, cituar nga agjencia Ria Novosti, 48-vjeçari kishte hyrë në Rusi nga Lituania, ku ishte trajnuar për përdorimin e eksplozivëve në qytetin Pabrade.

Hetuesit thonë se në strehën ku ai fshihej, u gjetën armë dhe lëndë shpërthyese, të cilat ai synonte t’i përdorte për sulme të tjera, përfshirë objektivat ushtarake në rajonin e Moskës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore