Shqipëria

Zjarri në ambientet e spitalit COVID ‘3’, Manastirliu: Situata nën kontroll


Pamje amatore nga vendi i ngjarjes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, menjëherë pas rënies së zjarrit në ambientet e spitalit COVID ‘3’ në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka bërë me dije se situata është nën kontroll.

“Zjarri ka rënë në zonën e gjelbër ku janë shërbimet mbështetëse dhe nuk është e lidhur me pavionet e shtrimit në COVID 1, 2,3”, tha Manastirliu për mediat.

Për më tepër ajo theksoi se të gjithë pacientët e shtruar dhe stafi mjekësor janë “shëndosh e mirë”.

“Janë mbi 70 pacientë të shtruar në kët pavion”, vijoi Ministrja.

Ajo e mbylli duke vënë theksin se, “vetëm njëra nga dhomat është përfshirë nga flakët dhe hetimet vazhdojnë për të gjitha pistat e mundshme të shkakut të rënies së zjarrit”.

Miministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu (foto ilustruese)
Zjarri në spitalin COVID ‘3’

Paraditen e 27 nëntorit ambientet e spitalit COVID ‘3’ u përfshinë nga flakët.

Nga informacionet paraprake u mësua se zjarri kishte përfshirë katin e parë e të godinës së ish-kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital për pacientët që janë të shtruar me COVID.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, nuk u raportua për viktima, vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga ana tjetër grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore