Lajme

Zgjedhjet në SHBA, Biden paralajmëron kandidatët që do të refuzojnë humbjen


Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se çdo kandidat që refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet afatmesme (midterms) të javës së ardhshme mund ta vendosë vendin në “rrugën e kaosit”.

Ai u kërkoi gjithashtu amerikanëve të bashkohen për të kundërshtuar “dhunën politike” në votimin e 8 nëntorit.

Biden tha se ish-presidenti, Donald Trump, dhe mbështetësit e tij po shisnin “gënjeshtra konspirative dhe ligësie”.

Kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit dhe Qeverive kryesore të shtetit mbeten pezull deri në zgjedhjet e javës së ardhshme.

Shumica e parashikimeve sugjerojnë se republikanët do të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Senati mund të shkojë në çdo mënyrë.

Biden fajësoi Trumpin – të cilit nuk ia përmendi emrin, por iu referua si “ish-presidenti i mundur” – se ai po frymëzon nga disa kandidatë republikanë për të refuzuar të pranojnë rezultatin nëse humbasin javën e ardhshme.

Midterms janë zgjedhjet e kongresit të mbajtura në vitin e dytë të mandatit katërvjeçar të presidentit. Ato zakonisht portretizohen si një barometër i popullaritetit të shumicës së partisë në mesin e elektoratit.

Kandidatët republikanë, të cilët kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë të vitit 2020, po konkurrojnë për poste që do t’u japin atyre kontroll mbi zgjedhjet.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull në lidhje me aktivitetet e kryera të kandidatëve republikanë gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në Amerikë.

Gjatë artikullit gazeta bëri një vëzhgim për disa kandidatë, sipas së cilës, ata përbëjnë një kërcënim për demokracinë amerikane.

Në disa shtete, kandidatët republikanë dyshojnë në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, si dhe në disa raste kanë punuar në mënyrë aktive për t’i përmbysur ato.

Ata po konkurrojnë për pozicione në të cilat do të sjellin një ndikim mbi mënyrën se si do të hidhen dhe numërohen votat.

Nëse këta kandidatë fitojnë, ekziston një shqetësim i madh se ata mund të përhapin informacione të të rreme në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe se mund të përpiqen të parandalojnë fituesit e zgjedhjeve.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia e “The Guardian” rezultojnë disa kandidatë kryesorë që përbëjnë një kërcënim për demokracinë amerikane.

Një nga kandidatët është republikani për guvernator në Pensilvani, Doug Mastriano.

Ai luajti një rol kyç në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020. Mastriano ishte “personi kryesor” për fushatën e Donald Trump-it në Pensilvani.

Ai gjithashtu organizoi një event me ish-krye bashkiakun e New York-ut, Rudy Giuliani, pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilën folësit përhapën dezinformata rreth zgjedhjeve të 2020.

Nëse Mastriano zgjidhet, ai do të ketë pushtet të konsiderueshëm mbi zgjedhjet në Pensilvani.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore