Lajme

Zakharova kërcënon Lituaninë: Do të vuani pasojat për kufizimet në Kaliningrad


Lituania duhet ta kishte kuptuar se do të përballet me pasoja serioze për kufizimin e tranzitit hekurudhor të mallrave në rajonin e Kaliningrad-it.

Kështu deklaroi të martën e 21 qershorit zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat dhe pasojat do të pasojnë, për fat të keq”, u shpreh Zakharova për kanalin televiziv Solovyov Live.

Nëse Rusia i kualifikon vendimet e vendeve të tjera si “hapur armiqësore”, nuk do të ketë asnjë përpjekje për të gjetur një “formulë” për të zbutur situatën, shtoi ajo.

Sipas saj, hapa të tillë janë të papranueshëm dhe do të sjellin një përgjigje të duhur.

Lituania informoi Kaliningrad-in se tranziti i disa mallrave nga Rusia në rajon do të kufizohej nga 18 qershori për shkak të sanksioneve të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore