Përballje

Ylli kalon në gjysmëfinale, mposht me lehtësi Dritën


Ashtu siç pritej, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 116:57, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës.

Kampionët e Kosovës ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe pa problem.

Therandasit e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi deri në nëntë pikë, 19:10, ndërsa e fituan çerekun e parë 21:14.

Liderët e elitës së basketbollit të Kosovës dominuan në tërësi ndeshjen, duke e rritur epërsinë edhe më shumë, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 52:23.

Ngjashëm vazhduan edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, madje epërsia shkoi në 45 pikë, 87:42, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Kuse në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm për formalitet, ku Ylli triumfoi me rezultat 116:57.

Therandasit në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Prizreni 16-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore