Sport

Walker refuzon Milan-in


U raportua që anësori i Manchester City-t, Kyle Walker, do të transferohej në Milan, por kjo nuk do të ndodhë.

Siç raportojnë mediat britanike, Walker dëshiron të qëndrojë në radhët e Manchester City pavarësisht faktit se për sezonin e ardhshëm, trajneri Pep Guardiola nuk e konsideron të paprekshëm.

Guardiola nuk e ka inkuadruar në shumë ndeshje nga fillimi mbrojtësin anglez, andaj u raportua që ai do të ndërronte ambient.

Sidomos pas ndryshimit të skemës, me Guardiola-n që ka kaluar me tre mbrojtës në prapavijë, hapësirat për Walker janë zvogëluar gjithnjë e më shumë.

Ofertat për 32-vjeçarin nuk mungojnë dhe Milan është një nga skuadrat më të interesuara për anglezin, por nga ana tjetër, vetë Walker nuk e preferon një transferim në Itali tek kuqezinjtë.

Sipas “The Sun”, plani i Walker është të qëndrojë pjesë e City-t deri në fundin e kontratës, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Raportet në Angli thonë se ai do të rikthehet te Sheffield United, klub në të cilin e filloi karrierën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore