Film

Wakanda Forever thyen rekordin e arkëtimeve për nëntorin, por jo atë të Black Panther


Me 180 milionë dollarë arkëtime në fundjavën e parë të debutimit, Black Panther: Wakanda Forever, ka thyer rekordin e muajit nëntor, mbajtur më parë nga Hunger Games, por nuk arrin as t’i afrohet asaj çfarë filmi i parë Black Panther arriti.

Në fakt, Wakanda Forever ka 22 milionë dollarë më pak fitime se sa instalimi i parë i heroit të Marvelit në ekranin e madh, luajtur nga aktori i ndjerë Chadwick Boseman dhe me një shifër globale arkëtimesh prej 330 milionë, duket e vështirë që filmi i dytë të arrijë 1.3 miliardëshin total të të parit.

Madje, vështirësi mund të hasë edhe në përballjen me filmat e tjerë Marvel, ku gjatë këtij viti, Doctor Strange in the Multiverse of Madness, arriti të grumbullojë 187 milionë dollarë në fundjavën e parë.

Megjithatë, kritikët e kanë pritur mirë filmin e ri, i cili vjen si një homazh ndaj Boseman, por duke shpresuar edhe në zëvendësimin e denjë të këtij të fundit në rolin e mbretit T’Challa.

Për të parë vijimësinë e arkëtimeve ndërkohë, do të jetë me rëndësi edhe fundjava e dytë.

Ndërsa, në muajin dhjetor, me rikthimin në ekranin të madh të Avatar nga James Cameroon, filmat e tjerë (përfshi Wakanda Forever), pritet të mos kenë asnjë shans rezistencë në performancën e kinemave amerikane.

Përtej kësaj, brenda 45 ditësh, projekti kinematografik do të shfaqet edhe në ekranin e vogël, në platformën Disney Plus, gjë që mund të bëjë dashamirësit të hezitojnë për ta parë në kinema.

Black Panther jeton, por jo në universin Marvel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore