Film

Kanye West fare pranë hapjes së një studioje pornografike


Rep artisti Kanye West po planifikon të hapë një studio të pornografisë – pesë vjet pasi tha se kishte një ‘varësi’ ndaj materialeve të shthurura.

46-vjeçari më parë shprehu keqardhjen që shikonte pornografi “shumë shpesh”, madje duke pretenduar se filmat me pullë të kuqe ia kishin “shkatërruar familjen e tij”.

Kohët e fundit, megjithatë, mendohet se ai ka qenë pas veshjeve mahnitëse të gruas së tij Bianca Censori që i lënë pjesët e saj intime të ekspozuara për t’u parë, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Tani një përfaqësues i Kanye ka informuar TMZ se ylli i repit shpreson të shtojë një degë argëtimi për të rritur në perandorinë e tij Yeezy, ndoshta këtë verë.

Thuhet se ai po komunikon me producentin e filmave për të rritur, Mike Moz, i cili dikur ishte i martuar me Stormy Daniels, me shpresën se do të pranojë të drejtojë studion e tij.

Historia e Mike në pornografi shtrihet të paktën në vitin 2007, kur ai ishte drejtor arti në “Operation: Desert Stormy”, me yllin e të cilit Stormy Daniels u martua atë vit.

Edhe pse Kanye supozohet se ka kohë që mendon të hyjë në industrinë e pornografisë, tani thuhet se është në negociata serioze për të krijuar një studio.

Kanye e përshkroi veten si një i varur nga pornografia në vitin 2019, duke thënë se fiksimi i tij me filma +18 filloi kur ai ishte vetëm pesë vjeç.

Për mua, Playboy ishte porta ime e plotë ndaj varësisë ndaj pornografisë.

“Babai im e la jashtë një Playboy në moshën pesë vjeçare dhe kjo ka ndikuar pothuajse në çdo zgjedhje që kam bërë për pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai për Zane Lowe.

“Nga mosha pesë vjeç e deri më tani, më duhet të heq këtë zakon dhe ai thjesht shfaqet në të hapur sikur është në rregull”, pati shtuar ai.

Tre vjet më vonë, gjatë një grindjeje të ashpër me ish-gruan e tij Kim Kardashian për shkollimin e fëmijëve të tyre, ai pretendoi se pornografia kishte “shkatërruar” familjen e tij.

Ish-çifti janë bashkë prindër të dy vajzave, North dhe Chicago, si dhe dy djemve, Saint dhe Psalm.

Kim u martua me Kanye në vitin 2014 dhe paraqiti kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2021 pas muajsh spekulimesh se martesa e tyre ishte në prag të kolapsit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore