Shqipëria

Vrasja e 3-fishtë në Itali, cila ishte Vera Myrtaj?


Ajo u divorcua nga i shoqi tre vite më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia).

Prej një viti e gjysmë po jetonte me një partner të ri.

Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-bashkëshortit që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit dhe më pas vari veten.

Viktimat janë 37-vjeçarja, Vera Myrtaj dhe 23-vjeçari, Flonino Merkuri. Dhe vrasësi, 41-vjeçar, Viron Karabollaj.

Vera Myrtaj kishte ardhur në Itali, nga Greqia, rreth tetë vjet më parë.

Kjo me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin në Gadishull.

Menjëherë pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti për të cilin kishte kërkuar ribashkim.

Në vitin 2016, të dy ishin zhvendosur në Spinea, ku kishin banuar: në një shtëpi të madhe në via Leopardi.

Një shtëpi në të cilën ndër vite ishin investuar mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, e cila lëviz me karrocë.

Fillimisht, sipas disa fqinjëve, çifti duket se ka qenë i shkujdesur.

Pastaj problemet e para, të cilat u bënë gjithnjë e më serioze.

Ai e dhunonte shpesh, dhe Vera më në fund kishte gjetur forcën ta linte dhe të fillonte një jetë të re.

Prandaj ajo kishte përveshur mëngët, duke punuar edhe më shumë se më parë në hotele të ndryshme në qendrën historike të Venecias.

Sidoqoftë, COVID-19,  dhe mbyllja e strukturave të ndryshme në muajt më të vështirë të pandemisë i kishin ngatërruar planet e saj.

Për të mos lejuar që dy vajzave të saj, 13 dhe 15 vjeç, të humbisni asgjë ajo kishte filluar të ishte estetiste në shtëpi: thonjtë, flokët.

Kishte arritur të krijonte një rreth të madh klientësh.

“Këtë mëngjes mora vesh se çfarë ndodhi”, thotë Michaela, një kliente e cila kishte një takim me të sot, por ajo nuk u përgjigj.

“Unë jam e tronditur: ajo ishte një engjëll, ajo nuk i meritonte të gjitha këto. Ajo nuk ka folur asnjëherë për ish-bashkëshortin, por gjithmonë dhe vetëm për dy vajzat e saj”.

Vera gjithmonë përsëriste: Vajzat janë gjithçka për mua.

Pak muaj më parë, partneri i saj i ri u zhvendos në shtëpinë e Spineas.

Ndoshta kjo do të ishte shkëndija që shkaktoi zemërimin e vrasësit.

Një burrë i dhunshëm, sipas raportimeve të para, që do ta kishte rrahur disa herë gruan kur jetonin bashkë.

Megjithatë, Viron Karabollaj kishte mbajtur kontakte me familjen e tij dhe vinte periodikisht për të marrë dy vajzat e tij për të kaluar kohë me to.

Ai punonte prej vitesh në “Venetoponteggi”, një kompani ndërtimi në Chirignago me seli në Mirano.

3 shqiptarë të vdekur në Itali, cilat janë dyshimet e para?

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore