Zgjedhjet në Kosovë

Voton Ramush Haradinaj: Votoni sepse duke mos votuar ndëshkojmë veten


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Pas votimit, Haradinaj para gazetarëve ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë, sepse siç theksoi ai duke mos votuar ndëshkohen  qytetarët.

“I lus qytetarët të votojnë të gjithë. Raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm se sa raundi i parë. Duke mos votuar ndëshkojmë veten për shkak se gjatë katër vjetëve që vijnë do të jetojmë me rezultatin, me nivelin, me kualitetin e jetës ose të qeverisjes që ka ndikim në jetën tonë”, u shpreh Haradinaj.

Në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsejtë një milion e 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.

Në balotazh do të votohet vetëm për Kryetarë komune nga lista zgjedhore e cila përmban dy kandidatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore