Auto

Volvo, fabrikë në Ghent për makinat elektrike


Deri në vitin 2022 Volvo do të trefishojë prodhimin e automjeteve elektrike në fabrikën e saj në Ghent, Belgjikë, duke arritur në 60% të kapacitetit total.

Sipas prodhuesit suedez të automjeteve, trefishimi i prodhimit është një përgatitje për të përmbushur kërkesën në rritje për modelet elektrike.

Kompania ka publikuar rezultatet e shitjeve të makinave për vitin 2020 dhe modelet Richarge kanë pësuar dyfishim të shitjeve në krahasim me vitin 2019.

“E ardhmja jonë është elektrike dhe klientëve tanë u pëlqen ajo ç’ka shohin te makinat tona Richarge”, ka thënë shefi i cilësisë së Volvo, Javier Varela.

“Teksa ne vazhdojmë të elektrifikojmë linjën tonë dhe të rrisim kapacitetet prodhuese, Ghent është një rrugë e mirë për prodhimin global të tyre”, shtoi Varela./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore