Videnoviç e sheh një “zgjidhje të thjeshtë” për krizën Kosovë-Serbi: Njohja faktike e ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës
Ivan Videnoviç, një nga zërat më të fortë në Serbi sa i përket orientimit pro-evropian, njëherë profesor në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Beogradit, në një intervistë për “Al Jazeera Balkans”, ka thënë se zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është e thjeshtë, vetëm duhet pak vullnet dhe guxim.
Ai ka konsideruar se “faqja e re e historisë” ku shqiptarët dhe serbët fillojnë të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore mund të bëhet nëpërmjet tre hapave të thjeshtë: zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe njohja faktike e ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës.
“Nëse Serbia më në fund pajtohet me veten dhe me këtë dështim, rruga e zgjidhjes është e thjeshtë: zbatimi i planit evropian (franko-gjerman) për Kosovën, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës dhe njohja faktike e ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Videnoviç.
“Shënoni vendet ku u vranë civilë të pafajshëm dhe nderoni ata. Ndihmojeni Kosovën të bëhet sa më shpejt anëtare e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe punoni në një rrugë të përbashkët drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në të cilën Serbia dhe Kosova do të jenë aleate dhe kufijtë ndërmjet shteteve do të jenë formal”.
Gjithashtu, ai ka propozuar që t’u mundësohet shtetasve me kombësi serbe në Kosovë dhe nacionalitetit shqiptar në Serbi të kenë shtetësi të dyfishtë, pra të Serbisë dhe Kosovës, ndërsa ka shtuar se për të gjitha këto “zgjidhjet janë të mundshme, por duhet pak vullnet dhe guxim për të dalë nga llogoret”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtyhet mbledhja për fatin e kreut të KLP-së, Balla: Dua të dëgjohem
-
Opozita prapë me qëndrime të ndryshme për zgjedhjet e reja
-
Begaj uron Kosovën për marrjen e statusit të asociuar në Asamblesë Parlamentare të NATO-s
-
Osmani: Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Paralamentare, garanci se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në botë
Lajmet kryesore
-
Kosova merr statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Shtyhet seanca e Belerit në GJKKO
-
Thirrja nga Gaza: Në Rafah s’ka më shpëtim, po vdesim drejtpërdrejtë në televizione
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama