Sport

UFC 273 i shkon për “mbarë” kampionëve, por tifozët “kapen” me arbitrat


Alex Volkanovski u zotua se do të sillte diçka në oktagon (tetëkëndësh) që nuk ia kishte shkaktuar ende një kundërshtari.

Një nga luftëtarët më të mirë në botë e mbajti premtimin e tij.

Volkanovski ndaloi Chan Sung Jung, “Zombin Korean”, me TKO (goditje) në raundin e katërt.

Me këtë fitore, australiani korri mbrojtjen e tij të tretë të titullit në peshën “pupël”.

Xhamajkani Aljamain Sterling mbetet kampioni i padiskutueshëm i peshave “bantam” të UFC-së.

Por, vendimi për fitoren e tij nga ana e arbitrave konsiderohet tejet i diskutueshëm.

Disa e panë ndeshjen që shkoi në favor të rusit Petr Yan.

Dy gjyqtarë shënuan rezultatin 48-47 për Sterling-un, ndërsa një i tretë 48-47 për Yan.

Sterling dukej se e shijoi fitoren, edhe pse turma e Jacksonville nuk e përkrahu vendimin.

Edhe pse dy eventet kryesore përfshinin dy kampionë, vëmendja ishte gjetkë.

Historia kryesore e UFC 273 ishte konfirmimi apo jo i Khamzat Chimaev-it.

Chimaev e mbylli mbrëmjen i pamposhtur duke kaluar Gilbert Burns-in me vendim unanim (29-28, 29-28, 29-28).

Por, ky vendim sërish është kontestuar nga tifozët, të cilët nuk e pranojnë këtë diferencë në rezultatin final.

Chimaev (10-0) tani është 5-0 në UFC dhe katër fitoret e mëparshme erdhën të gjitha në fund.

Çeçeni, mban rekordin për dy fitoret më të shpejta në epokën moderne të UFC (10 ditë) dhe vinte nga një fitore ndaj kinezit Li Jingliang në UFC 267 tetorin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore