Lajme

“Tregti imorale e njerëzve”, Britania kritikohet për deportimin e azilkërkuesve në këmbim të refugjatëve nga Ruanda


Ministrja e Brendshme, Priti Patel, po përballet me akuzat se “ka marrë pjesë në një tregti imorale të qenieve njerëzore”.

Kjo vjen pasi zbulimeve se Mbretëria e Bashkuar do të pranojë një numër refugjatësh nga Ruanda në këmbim të deportimit të mijëra azilkërkuesve në vend.

Rreth 50 nga “refugjatët më të rrezikuar” në kombin afrikan do të zhvendosen në Britani – si pjesë e një marrëveshjeje shumë milionëshe të rënë dakord midis dy vendeve javën e kaluar -sipas së cilës mijëra azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohen në Ruanda, që pretendimet e tyre të shqyrtohen atje.

Në dokument, ku përshkruhen kushtet e marrëveshjes së migracionit, theksohet se do të bëhen rregullime që Britania “të rivendosë një pjesë të refugjatëve më të cenueshëm të Ruandës, duke njohur angazhimin e të dy pjesëmarrësve për të ofruar mbrojtje më të mirë ndërkombëtare për refugjatët”.

Sipas “The Independent”, përcjell Albanian Post, një burim nga Ministria e Brendshme tha se kjo do të ishte “rreth 50” refugjatë që do të sillen në Britani nga vendi.

Ruanda tashmë është shtëpia e më shumë se 127 mijë refugjatëve, kryesisht nga Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos, shumica e të cilëve janë në kampe refugjatësh.

Louise Calvey, kreu i shërbimeve dhe mbrojtjes në Refugee Action, tha se “çdo detaj i fundit i kësaj marrëveshjeje të ndyrë të shtyrë nga sekretarja e brendshme zbulon se nuk është gjë tjetër veçse një tregti imorale me qeniet njerëzore”.

“Plani për të marrë 50 refugjatë nga Ruanda, do të thotë se qeveria nuk ka besim të plotë në sistemin atje për t’i mbrojtur njerëzit që ikin nga lufta dhe persekutimi”.

UNHCR, e cila lehtëson zhvendosjen në nivel global, duke përfshirë edhe nga Ruanda, beson se ka rreth 6 mijë refugjatë në vendin e Afrikës Lindore që kërkojnë zhvendosje.

Një zëdhënës i organizatës tha se nuk ishte në dijeni të planeve për rivendosjen e refugjatëve nga Ruanda në MB, pasi ajo “nuk ishte palë” në kushtet e marrëveshjes.

Duke shpallur marrëveshjen javën e kaluar, Boris Johnson tha se qasja do të “siguronte rrugë të sigurta dhe ligjore për azilin”.

Boris Johnson

Megjithatë, përveç planeve për të pranuar 50 refugjatë nga Ruanda, nuk ka ende asnjë provë që qeveria do të forcojë rrugët e saj të sigurta dhe ligjore për në MB.

Numri i njerëzve të sjellë në Britani sipas skemave të zhvendosjes, një nga rrugët kryesore të sigurta dhe ligjore të Britanisë për refugjatët, ra me 79 për qind midis 2019 dhe 2021, nga 5 mijë e 606 në 1 mijë e 171.

Projektligji i Kombësisë në Kufij, i cili aktualisht po kalon në parlament, kërkon t’u mohojë azilkërkuesve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përmes rrugëve të paautorizuara, të tilla si përmes varkave të vogla në Kanal, të drejtën për të sjellë anëtarët e familjes së tyre për t’u bashkuar me ta në Britani.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, tha se “me kaq pak rrugë të sigurta dhe ligjore në dispozicion, njerëzit që po ikin nga lufta dhe persekutimi nuk u mbetet asnjë alternativë tjetër veçse të rrezikojnë jetën e tyre në varka të vogla në duart e kontrabandistëve të dëshpëruar për të gjetur sigurinë”.

Memorandumi i mirëkuptimit për marrëveshjen e migracionit, gjithashtu, e bën të qartë se viktimat e skllavërisë moderne do të jenë në mesin e atyre që dërgohen në Ruandë, duke deklaruar se vendit do t’i jepet informacion për individët e zhvendosur “në lidhje me çdo nevojë të veçantë”.

Marrë nga Independent, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore