Sport

Top 5 basketbollistët e xhiros së parë në Art Motion Superligën e Kosovës


Ka mbaruar xhiro e parë në Art Motion Superligën së Kosovës në basketboll.

Pas përfundimit të kësaj jave, janë zgjedhur “top 5” basketbollistët më të mirë, ku MVP i javës është zgjedhur lojtari i Preizrenit 16, Ivan Koljeviq, i cili kishte efektshmërinë më të lartën me 39.

Koljeviq shkëlqeu ndaj Rahovecit duke shënuar 31 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Eric Davis i Rahovecit dhe Courtney Fells i Prizrenit 16, të cilët kanë efektshmërinë 33.

Eric Davis regjistroi ndeshje pozitive në humbjen përballë Rahovecit duke shënuar 33 pikë e 8 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa Courtney Fells realizoi 29 pikë dhe 11 kërcime dhe 3 asistime në po të njëjtin takim.

Në vendin e katërt renditet basketbollisti i Pejës, Daniel Lekndreaj me efektshmërinë 32, ku shkëlqeu ndaj Bashkimit duke shënuar 14 pikë, 20 kërcime dhe 4 asistime.

Derisa “top 5”-shja mbyllet me Don Polloshkën e Sigal Prishtinës i cili përballë Dritës shkëlqeu me 27 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime për vetëm 24 minuta lojë, duke arritur efektshmërinë në 30.

Kujtojmë që xhiro e dytë e Art Motin Superligës së Kosovës në basketboll, do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore