Shqipëria

Tiranë: Trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni, sekuestrohet pasuria prej 150 mijë euro e vëllezërve


Policia e Tiranës, të shtunën e 16 tetorit, ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve që kapte shifrën e 150 mijë eurove. Vëllezërit janë dy persona me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të tyre.

Përkatësisht shtetasi A. L. 30 vjeç, është arrestuar në Spanjë në vitin 2018 pasi akuzohej për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasi O. L, 30 vjeç, është nën hetim nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të shtetasve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore