Përballje

Superliga e Kosovës/ Fitojnë Drita e Ballkani, sukses të vështirë merr edhe Gjilani në udhëtim te Llapi


Ka përfunduar edhe java e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka shënuar fitore të rëndësishme, teksa e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Ferizajt me rezultat minimal 1:0.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje nuk dhuroi gola, teksa në të dytën u përkujdes Armend Thaqi për ta kaluar Ballkanin në epërsi.

Kapiteni i therandasve shënoi në minutën e 65-të golin e parw pwr Ballkanin.

Ndërkohë krejt në fund të ndeshjes, ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi golin për 2:0.

Ballkani vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 30 pikë, derisa Ferizaj mbetet e fundit me 12 pikë.

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Drita, teksa e mposhti në shtëpi Malishëvën me rezultat 3:1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të gjilanasve, kur shënoi Besnik Krasniqi u tregua i saktkë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, kur talenti i madh Drilon Hazrollaj doli përballë Faton Malokut dhe e mposhti për tu barazuar shifrat në 1:1.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Drita riktheu epërsinë, kur Ilir Blakcorri realizoi një gol të bukur nga distanca për 2:1.

Drita vazhdoi dominimin, derisa krejt në fund të ndeshjes Ardit Tahiri realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë fitore Drita vazhdon në krye të tabelës me 35 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Fitore shumë të vlefshme mori edhe Gjilani, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Llapit me rezultat minimal 0:1.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk dhuroi gola, teksa me të filluar e dytë Gjilani mori epërsinë me golin e shënuar nga Solomon.

Me këtë fitore, Gjilani tani ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore