Tanët

“Sikur një ëndërr”


Pas fitores kundër japonezez Tonaki Funa, Distria Krasniqi, i siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në këto Lojëra Olimpike.

Në kategorinë 48 kg, Distria u ngjyros me të artën, duke e ngritur flamurin e Kosovës në shkallën më të lartë të podiumit.

Menjëherë pas fitores, ajo tha se “ende nuk po mund ta besoj suksesin që ka arritur”.

Për të “kjo është sikur një ëndërr”, dhe suksesin ja dedikon familjes, vendit dhe të gjithë atyre që kanë punuar me të.

“Faleminderit të gjithëve që keni qenë sot këtu edhe më keni mbështet në këtë rrugëtim”, thotë Distria Krasniqi.

Finalen përballë japonezes Funa, Distria e konsidëron si “lufta më e fortë që e kam pas sot”.

“Ka qenë një luftë shumë e vështirë, kundërshtarja ime ishte shumë e fortë”, tha ajo.

Për Krasniqin, kjo është ëndërr e realizuar, kurse ajo nuk mendon të ndalet në rrugëtimin e saj.

“Jam e re dhe pretendoj të paktën edhe dy herë të marrë pjesë në Olimpiada”.

Ajo shpreson shumë që të përsërisë fitoren, deri sa paralajmëron që “do të ndërrojë kategorinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore