Jetesë & Stil

Si të qëndroni të motivuar në punë?


Shpesh herë ambienti i punës kthehet në stres për shumë nga ne. Të shumtë janë ato që kërkojnë mënyra se si të qëndrojnë të motivuar.

Motivimi ju duhet për të ndërtuar zakonet tuaja dhe për të ndërmarrë veprime. Që të jeni në humor të mirë, është shumë e rëndësishme të ndërmerrni aktivitete që ju mbajnë të motivuar. Përndryshe, ju mund të jeni duke humbur shumë energji dhe kohë pa ndonjë rezultat produktiv.

 Mos i anashkaloni aktivitetet fizike

Ushtrimi e trupit ndikon në rritjen e serotoninës (që ndihmon trurin tuaj të rregullojë gjendjen shpirtërore, gjumin dhe oreksin). Ushtrimet ju zgjojnë nga gjendja juaj e dembelizmit dhe ju bëjn të ndiheni vigjilent dhe energjikë.

 Gjithmonë kërkoni më shumë nga vetja

Mendoni për të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që do të merrni nëse mund të përfundoni një punë. Një promovim, një bonus, apo edhe një rritje e pagës tuaj. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar dhe të jeni në rrugën e duhur për të arritur qëllimet tuaja nëse përkushtimi juaj për punë nuk mungon.

 Mbani qëndrim pozitiv

Kjo është ndër pikat më të rëndësishme. Mbani pozitivitet rreth punës suaj. Mos harroni se ju jeni në kontroll të karrierës suaj dhe vetëm ju mund të bëni ndryshimet për t’ju shpërblyer dhe stimuluar, si profesionalisht ashtu edhe personalisht.

Mbani veten të organizuar

Ndonjëherë nuk ndjeheni aq të motivuar nëse ka shumë detyra në dispozicion për të përfunduar dhe nuk dini nga t’ja filloni. Bëni një listë për të bërë dhe caktoni detyrat tuaja sipas listës.

Rrethoni veten me njerëz pozitiv

Shoqërohuni me bashkëpunëtorë pozitiv që ju përkrahin dhe motivojnë ta jepni maksimumin nga vetja juaj.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore