Teknologji

Si të çaktivizoni “Chromecast Media Controls” në Google Chrome


Google Chrome “media controls” tregon kur diçka po transmetohet në rrjetin tuaj Wi-Fi. Nëse nuk jeni ju ai që bën transmetimin, kjo mund të jetë pak e bezdisshme. Fatmirësisht, mund ta fikni.
 
Google Chrome “media controls”  shfaqen pranë shtesave në pjesën e sipërme djathtas të shfletuesit të desktopit Chrome në Windows 10, Mac dhe Linux. Do të shihni një ikonë me një notë muzikore dhe tre rreshta, dhe klikimi i saj zbulon disa kontrolle bazë për videon ose muzikën që po transmetohet.
Fatkeqësisht, mënyra e vetme për të parandaluar shfaqjen e  “media controls” është të çaktivizoni një “flamur” të Chrome. Është një lloj mënyre “jozyrtare” për të bërë gjërat, por mund të arrijë rezultatin e dëshiruar.
 
Paralajmërim: Veçoritë e vendosura pas flamujve të Chrome janë atje për një arsye. Ato mund të jenë të paqëndrueshme, mund të ndikojnë negativisht në performancën e shfletuesit tuaj dhe mund të zhduken pa paralajmërim.
Së pari, hapni Google Chrome në kompjuterin tuaj Windows, Mac ose Linux. Më pas, shkruani chrome://flags në shiritin e adresave dhe shtypni Enter.
 
Më pas, përdorni kutinë e kërkimit për të gjetur një flamur të titulluar “Global Media Controls for Cast”.
 
Zgjidhni menunë përkatëse rënëse dhe ndryshoni atë në “Disabled”.
 
Pasi të ndryshoni statusin e flamurit, Chrome do t’ju kërkojë të rinisni shfletuesin për të zbatuar ndryshimet. Klikoni butonin blu “Rinis” në fund të ekranit.
 
 
Kjo eshte! Nuk do ta shihni më ikonën e kontrolleve të medias në shiritin e veglave kur dikush po transmeton në rrjetin tuaj!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore