Shqipëria

Shtetaseve të Shqipërisë si lejohet hyrja në Kosovë pa qenë të vaksinuar


Ilustrim

Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës, por nuk ishin vaksinuar me dy dozat anti-COVID u kthyen prapa, raporton RTK.

Ata thanë se nuk e dinin për masat e reja në Kosovë.

Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brevovicë, Bogë dhe Brod.

Nga e hëna e tre janarit, për të hyrë në Republikën e Kosovës, secili qytetar duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-COVID, në të kundërtën, nuk do të mund të hyjë.

Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën tre janar të vitit 2022.

Sipas këtij vendimi, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore