Lajme

SHBA-të e vendosin policinë iraniane të moralit në listën e zezë të sanksioneve


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur  policinë morale të Iranit në listën e zezë të sanksioneve pas vdekjes së Mahsa Amini-t.

Irani është përfshirë nga protestat gjatë pesë ditëve të fundit pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares, e cila u arrestua nga policia për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

Demonstratat e kanë tronditur vendin.

Shumë gra e kanë hequr shaminë në shenjë proteste kundër policisë së moralit, e cila po zbaton hixhabin në përputhje me një dekret të lëshuar nga kryesia e re e presidentit, Ebrahim Raisi.

Më herët, Irani ka nxjerrë policinë nëpër rrugë në një përleshje për t’i dhënë fund protestave që janë përhapur në të paktën 15 qytete.

E gjitha vjen pasi grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat lokale raportuan se deri në shtatë persona ishin vrarë.

Pati raportime për ndërprerje të internetit në disa pjesë të vendit, ndërsa llogaritë në Instagram me adresa iraniane u bllokuan gjithashtu në një përpjekje për të shuar zemërimin në rritje.

Kurse media shtetërore raportoi se policia përdori gaz lotsjellës dhe bëri arrestime për të shpërndarë turmat deri në një mijë njerëz pasi u pretendua se demonstruesit kishin hedhur gurë ndaj forcave të sigurisë dhe u kishin vënë zjarrin automjeteve të policisë.

Referuar zyrtarëve të atjeshëm, po zhvillohet një hetim për shkakun e vdekjes së Amini-n. Megjithatë, protestuesit kanë pak besim në një hetim të brendshëm dhe duan që policia e moralit të shfuqizohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore