Lajme

SHBA-Kinë: Rreziku i përplasjes për kontrollin e territoreve


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka lajmëruar dërgimin e një formacioni task force në Kinë. Kjo, do të mundësojë marrjen e informacioneve të nevojshme për departamentet e policisë, programet e ndërmarra dhe proceset që lidhen me kërcënimin e fuqisë që Kina po fiton.

Kjo task forcë, do të ketë katër muaj kohë për të zhvilluar një seri rekomandimesh për krerët e mbrojtjes kombëtare në SHBA. Këtë përpjekje, do e drejtojë Ely Ratner, asistent i sekretarit për Mbrojtje, Lloyd J. Austin III.

Ky i fundit, e ka cilësuar Kinën si një “rrezik në rritje” për Amerikën. Në veçanti, për luftën strategjike që ka filluar në këtë epokë.

Kina po kërkon të dominojë gjithë rajonin Indo-Paqësor, duke kthyer të gjithë strukturat rregullatore në favor të saj. SHBA-ja dhe aleatët nga ana tjetër, vazhdojnë të kërkojnë lirinë dhe hapjen e këtij rajoni ndaj botës.

Pekini zyrtar gjithsesi, ka në dorë sjelljen e shteteve më të vogla, për shkak të fuqisë së madhe që mbart. Shteti kinez, po përdor çdo instrument për të arritur këto qëllime.

Liria e lundrimit në këtë zonë, është prioritet për SHBA-në ndërkohë. Një punë e madhe po bëhet mbi përmirësimin e politikave kufitare të zonës dhe ekskluzivitetit ekonomik.

Zyrtarë të Mbrojtjes në SHBA, e kanë quajtur task forcën, “një përpjekje të shpejtë” që do të ekzaminojë çështje me prioritet të lartë. Do të testohen gjithashtu aleancat dhe impakti amerikan në zonë.

Dy superfuqitë botërore janë gati për zhvillimet e reja politike të rajonit. Kontrolli i territoreve, po kthehet në parësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore