Lajme

SHBA/Bastiset Capitol-i nga protestuesit pro Trump


Mbështetës të Trump protestuan në Washington D.C. Kjo protestë u planifikua të zhvillohej më 6 janar. Pikërisht në ditën kur Kongresi Amerikan po përgatitej të certifikonte  fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, ne kurrë nuk do ta pranojmë, deklaroi  Trump  në fjalimin e tij, pak minuta përpara se të fillonte protesta. Protestuesit ishin mbledhur vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, por Trump  i inkurajoi mbështetësit e tij të marshonin drejt Capitol-it. 

 Ndërkohë që situata mes protestuesve përpara godinës së Capitol-it po përshkashkallëzohej, Kongresi ishte në seancë  duke numëruar dhe certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor për presidentin dhe zëvendëspresidentin.

Mbështetësit e Trump-it  shtynë pengesat e vendosura përgjatë perimetrit të ndërtesës. Ata  u përplasën me oficerët  e forcave speciale të ndërhyrjes. Protestuestit i quajtën oficerët e policisë,  tradhëtarë për shkak së po kryenin detyrën e tyre. 

Protestuesit shtyheshin kundër gardheve prej metali, ndërkohë që policia po përpiqej t`i sprapste. Pranë shkallëve të Capitol-it dëgjoheshin shpërthime granatash. Gjatë disa momenteve, oficerët përdorën sprajin me piper. Mbështetësit e Trump-it  brohorisnin “SHBA” duke valëvitur njëkohësisht flamurët. 

Gjatë përplasjeve dhe situatave të tensionuara  të protestuesve Capitol-i u thye. Dyert e godinës u mbyllën dhe  alami i policisë së ra.  Edhe pse forcat e Policisë po tentonin të bllokonin çdo person që lëvizte nga godina e Senatit në godinë e Capitol-it, një grup  protestuesish  kacavirreshin  në muret e godinws.

Protesta u përshkallëzua dhe protestuesit mësynë brenda Capitol-it. Brenda ambienteve të brendshme të Capitol-it ka pasur konfrontime  midis protestuesve dhe policisë.  Gjithashtu brenda ambjenteve janë dëgjuar të shtëna. Konfirmohet se zëvendëspresidenti Mike Pence dhe të gjithë ligjvënësit e tjerë janë larguar nga shërbimet sekrete. /AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore