Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët.
“Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.
Shumë ndjekës të “Emily in Paris” gjithë këto kohë kanë pritur me padurim për premierën e sezonit të dytë. Pas transmetimit të serialit ‘Emily in Paris’ publiku u nda në dy pjesë; ata që e kundërshtuan krejtësisht (sidomos francezët) pasi sipas tyre regjisori nuk e ka shfaqur siç janë në të vërtetë francezët, duke i nxjerrë ata në këtë serial si dembelë, të pasjellshëm dhe aspak mikpritës; ndërsa pjesa tjetër e publikut e pëlqeu aq shumë këtë serial, sa shumē prej tyre e panë edhe brenda natës.
Për këta të dytët kemi një lajm të mirë; ‘Emily in Paris 2’ është gati dhe pritet të shfaqet në nëntor. Publiku është gati të dashurohet përsëri me kryeqytetin francez dhe me muzën e re të Darren Star, krijuesit të “Sex and the City”.
Kjo është Emily në Paris, natyrisht, e cila sapo është konfirmuar për një sezon të dytë në Netflix.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Llucija, pastiçeria që për çerek shekulli ëmbëlsoi jetët e prishtinasve
-
Melinda French Gates shfaqet si rrallë herë me djalin Rory në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë
-
Sarah Ferguson thotë se “bashkimi i familjes është çelësi” mes trajtimeve të kancerit të mbretit Charles dhe Kate Middleton
-
Cassie reagon për herë të parë, pas videos virale ku shihej duke u dhunuar nga Diddy
Lajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Pajisja me dokumentacion për mjetet lundruese, domosdoshmëri për një sezon të sigurt
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
National Geographic: Udhëtoni nëpër zemrën blu – të egër – të Shqipërisë