Kosova

Scholz dhe Kurti në konferencë të përbashkët të mërkurën


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësi evropian, Miroslav Lajçak.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, ka bërë të ditur se të martën e 3 majit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë takime të ndara në Berlin me kancelarin, Olaf Scholz.

Rhode, shtoi se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve.

“Nesër, Kancelari Scholz do t’i pres në takime të ndara Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç në Berlin. Takimi me kryeministrin Albin Kurti do të përcillet nga një konferencë e përbashkët nga ora 16:00”, ka shkruar Rhode në Twitter.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ndërmjetësin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Berlin, me të cilët do të diskutojnë zhvillimin e mëtejm të dialogut, ka thënë zyra për media e qeverisë gjermane për Albanian Post.

Këto takimeve mes Scholz dhe të ftuarve, do të zhvillohen ndarazi, tha zëdhënësi gjerman.

Pas takimeve, në mbrëmje do të ketë edhe një darkë ku Lajçak do të bisedojë me Kurtin dhe Vuçiç në lidhje me dialogun, tha ai për Albanian Post.

“Takimet e Kancelarit Scholz me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jenë ndaraz, dhe pastaj do të ketë një darkë, edhe pse nuk e di nëse do të ketë takim të përbashkët mes zotit Kurti, Vuçiç, Lajçak dhe kancerlarit në këtë mbrëmje”, ka thënë një zyrtar për media i qeverisë gjermane.

Prezenca e kancelarit gjerman në këtë darkë nuk u konfirmua.

“Bisedimet me zotin Kurti dhe zotin Vuçiç do të jenë të dobishme për dialogun, dhe në mbështetje të këtij dialogu të udhëhequr nga Brukseli, për këtë edhe Kancelari e ka ftuar zotin Lajçak, i cili do të ketë bisedime në po të njëjtën mbrëmje me zotin Kurti dhe zotin Vuçiç. Dhe në këtë darkë, por aq sa po shoh, jo domosdoshmërisht do të jetë Kancelari, është vetëm zoti Kurti, zoti Lajçak, dhe zoti Vuçiç në Berlin”, tha ai.

“Zoti Lajçak është ftuar që të merr pjesë në mbrëmjen me zotin Kurti dhe zotin Vuçiç për të diskutuar zhvillimin e mëtejm të dialogu”, tha mes tjerash ai.

Takimi mes Albin Kurtit dhe Olaf Scholz do të jetë të mërkuren pasdite në ora 15:00 dhe do të ketë konferencë për shtyp në ora 16:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore