Sport

Sarri firmos me Lazio-n


Gazeta italiane “Il Messagero”, raporton se Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Lazio-s. Sidoqoftë, negociatat kanë qenë të vështira për Claudio Lotito-n, derisa u gjet akordi me teknikun.

Sipas asaj që pohon gazeta kryeqytetase, kontrata është nënshkruar të martën pasdite, rreth orës 16:00. Kohë kur avokati i Sarri-t kishte telefonuar Lotito-n për t’i bërë të ditur se klienti i tij e kishte nënshkruar kontratën, një kopje të të cilës do i vihej në dispozicion klubit me anë të postës elektronike.

Ndërkohë agjenti i Sarri-t, Fali Ramadani gjendet së bashku me të në Romë dhe pritet të ketë një takim të fundit mes tyre dhe dyshes Lotito – Igli Tare.

Kontrata për ish-trajnerin e Juventus-it do të jetë dy-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, ndërsa paga që do të përfitojë Sarri do të jetë 3 milionë euro në sezzon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore