Sport

Sarri kërkon përballjen me Barcelonën në Europa League


Trajneri i Lazio-s, Maurizio Sarri, ka shprehur dëshirën që skuadra e tij të ketë si kundërshtare Barcelonën në raundin tjetër të Europa League.

Për herë të parë pas 17 viteve, katalunasit do të luajnë në Europa League – dhe Lazio është një nga gjashtë kundërshtarët e mundshëm të tyre.

Barcelona u eliminua nga Champions League pas humbjes 3-0 që pësoi nga Bayern të mërkurën – duke e mbyllur grupin me vetëm shtatë pikë, një më pak se Benfica e vendit të dytë.

Katalunasit tani do të jenë pjesë e play-off të Europa League, ku do të përballen më njërën nga skuadrat e vendit të dytë në grupet e Europa League.

Kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës për raundin tjetër janë: Braga, Dinamo Zagreb, Lazio, Napoli, Olympiacos dhe Rangers.

Lazio përfundoi në vendin e dytë në grup pas Galatasaray-t, dhe blaugranët janë një kundërshtar i mundshëm për lazialët.

I pyetur nga Sky Italia për kundërshtarin e tij të preferuar, Sarri u shpreh:

“Do të doja një ndeshje me Barcelonën”, filloi ai.

“Janë skuadra e vetme me të cilën nuk kam luajtur asnjëherë në karrierën time, andaj do ta mirëprisja një duel të tillë”.

Goglat do të rrotullohen të hënën e 13 dhjetorit, për të vendosur çiftet të cilat do të nisin rrugën drejt finales së Sevilla-s më 18 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore