Lajme

Sanksionohet Vladimir Potanin, rusi më i pasur në botë


Vladimir Potanin, i cili ka një pasuri të përllogaritur prej 26.4 miliardë dollarësh dhe njihet edhe si shtetasi rus më i pasur në letër, është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, si pjesë e goditjeve kundrejt aleatëve të Vladimir Putin, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Potanin, është një prej oligarkëve rusë me më së shumti ndikim, ku pjesën më të madhe të kapitalit e ka ngritur në mënyrë shumë të dyshimtë, duke paramenduar se mund të ketë përdorur edhe skema piramidale.

Ai ka pronësinë e plotë të konglomeratit Interros, i cili zotëron kompani në fushën e minierave, metaleve, energjisë, financës dhe pasurive të paluajtshme.

Kjo vonesë e palës amerikane në fakt për sanksionimin e Potanin nuk është kuptuar, pasi mendohej fillimisht se ai do të ishte plotësisht në shënjestër të aleatëve perëndimorë, pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Në vitet 96’-97’, përpara marrjes së pushtetit nga Putin dhe kur në pushtet ka qenë ish-presidenti rus, Boris Yeltsin, Potanin ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të parë rus.

Më pas, ai nuk ka qenë aktivisht në politikë, përpos lidhjeve që i ka mbajtur me pushtetin, për shkak të bizneseve të tija.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore